Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia “sakaton” Laçin, 3 titullarë “braktisin” Francesco Morieron

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia “sakaton” Laçin, 3 titullarë
Ekipi i Laçit

Humbja ndaj Egnatias “dhemb” për Laçin. Kurbinasit u mposhtën nga kampionët aktualë me shifrat 1-0. Por sikur të mos mjaftonte vetëm humbja, bardhezinjtë dalin nga kjo përballje të “sakatuar”.

Kjo pasi 3 titullarë u ndëshkuan me kartonë dhe ndaj Bylisit nuk do të mund të luajnë. Agan Mjaki, Lima dhe Melo nuk do të mund të llogariten nga Moriero. 2 të parët  kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, ndërsa Melo u ndëshkua me karton të kuq.

Pikërisht për kartonët Laçi reagoi ashpër në rrjetet sociale ndaj Enea Jorgjit, teksa akuzoi gjyqtarin si tendencioz për të dëmtuar ekipin. Kujtojmë se dueli me Bylisin do të luhet të shtunën në orën 13:30 në Laç dhe është e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga