Ekipi i Egnatias
Superiorja ka edhe 2 javë të mbetura, në të cilat do të mbyllen edhe sfidat e fundit sa i takon vitit 2025. Në një përmbledhje të gjerë dihet që disa skuadra nuk kanë dhënë më të mirën në fushë, ndërsa disa të tjera e kanë dominuar plotësisht atë.
Dhe nëse bëhet fjalë për fitore, Egnatia ka ditur t'i “korrë” gjatë 16 javëve të kampionatit, ku e fundit ishte përballë Dinamos. Në një analizë të thjeshtë deri më tani, ekipi i Edlir Tetovës në 5 ndeshjet e fundit ka fituar 4 dhe ka humbur vetëm 1 të tillë.
Ndërsa sa i takon golave të shënuar në këto 5 ndeshje, rrogozhinasit kanë bërë 10 gola, ndërsa kanë pësuar vetëm 3 të tillë. Këto gola janë shënuar nga Bylisi, Flamurtari dhe Dinamo.
Poll
