Egnatia - Bylis
Bylis dhe Egnatia do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 21-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça” do të nisë në orën 13:30.
Sigurisht që rrogozhinasit janë favoritët kryesorë për 3 pikët në këtë duel, marrë shkas edhe renditje aktuale. Egnatia mban vendin e parë me 38 pikë, ndërsa ballshiotët me 20 pikë më pak janë të 9-tët.
Magjithatë, rrogozhinasit favorizohen edhe nga e shkuara. Në 13 ndeshje mes këtyre dy ekipeve, Egnatia ka fituar plot 10 prej tyre, 2 të tjera kanë përfunduar në barazim, ndërsa Bylis ka triumfuar vetëm 1 herë.
Poll
