Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia e nisi sezonin me 2 kartonë të kuq dhe në “frenato”, trajneri Edlir Tetova “sms” rivalëve  

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia e nisi sezonin me 2 kartonë të kuq dhe në
Fotomontazh/ Edlir Tetova - Skema e Egnatias përballë Vllaznisë

Skuadra e Egntias duket se nuk ka rivalë në Superiore as gjatë këtij sezoni. Në segmentin e 18 ndeshje, rrogozhinasit kryesojnë përkohësisht me një diferencë prej 5 pikësh.

“Arkitekti” i tyre është padyshim trajneri Edlir Tetova. Me 42-vjeçarin në pankinë, Egnatia ka fituar 2 kampionate, 2 Kupa të Shqipërisë dhe Superkupa.

Pas fitores me së fundit me Teutën në “Niko Dovana” (Superiore), Tetova ka ndarë një “story” në rrjetin social “Instagram”. Videoja përkon me sprint vajzash, teksa atletja e fundit në nisje, gradualisht fiton terren ndaj rivaleve derisa e mbyll garën e para.

Kjo “panoramë” ka të bëjë edhe me ecurinë e Egnatias gjatë këtij sezoni, ndonëse jemi gati në mes të sezonit. Në 3 javët e para të këtij edicioni, ekipi rrogozhinase kishte 2 kartonë të kuq dhe vetëm 1 fitore.   

Egnatia e nisi sezonin me 2 kartonë të kuq dhe në
"Story" i Edlir Tetovës

 

Poll

Lexo gjithashtu