
Tirana-Egnatia
Sfida mes Tiranës dhe Egnatias konsiderohet më interesantja e javës së tretë të Superiores. Takimi do marrë jetë ditën e diel, teksa stadiumi dhe ora mbeten akoma për t’u përcaktuar zyrtarisht.
Bledi Shkëmbi kërkon fitoren e parë si trajner i Tiranës në një ndeshje zyrtare. Në 2 takime të Europës dhe 2 të tjera në kampionat ka korrur 3 barazime, ndërsa 1 tjetër ka qenë humbje.
Egnatia është “viktima” e preferuar e Tiranës në Superiore nga sezoni 2021/22. 12 përballje në total ku 9 janë fituar nga bardheblutë dhe vetëm 1 është humbur.
Këtë sezon e ka nisur më mirë Egnatia, që ndodhet me 6 pikë të plota në krye të klasifikimit. Në anën tjetër kujtojmë se Tirana numëron 2 pikë.
Poll