Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Edlir Tetova “qan e qesh” para Laçit, mungesat nuk iu ndahen rrogozhinasve

Shkruar nga NEWSPORT
Edlir Tetova “qan e qesh” para Laçit, mungesat nuk iu ndahen
Egnatia

Egnatia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Dinamon në “Egnatia Arena”. Tashmë kampionët nuk kanë kohë për të humbur, pasi një tjetër duel mjaft i vështirë i prej në javën  11-të.

Laçi do të jetë kundërshtari i tyre i radhës, me kampionët që do të kërkojnë rikthimin te fitorja në transfertë. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Edlir Tetova do të ketë sërish mungesa të rëndësishme ndaj kurbinasve.

Kështu nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Albano Aleksit dhe Renato Malotës. Të dy futbollistët janë të pezullar për shkak kartonësh. I pari mori kartonin e dytë të verdhë ndaj Dinamo dhe më pas doli me të kuq, ndërsa mbrojtësi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe.

Tetova “qan e qesh" para Laçit dhe për trajnerin e kampionëve nuk ka vetëm mungesa. Një rikthim i rëndësishëm do të jetë i gatshëm ndaj kurbinasve. Kështu Dylis i cili mungoi ndaj Dinamos për arsye pezullimi, ndaj bardhezinjve do të rikthehet titullar në formacion. Kujtojmë se kjo sfidë është parashikuar të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 14:00 në stadiumin “Laçi”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga