Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Edi Martini kërkon falje publike për gjestin ndaj Dajës, ish sulmuesi i Vllaznisë ndez keq debatin prej krahut të hapur të shkodranit: Çoja armën e krimit Artan Hoxhës  

Shkruar nga NEWSPORT
Edi Martini kërkon falje publike për gjestin ndaj Dajës, ish
Edi Martini, Artan Hoxha dhe Ilir Daja

Reflektimi i trajnerit të Vllaznisë Edi Martini ndaj gjestit të pahijshëm kundër Ilir Dajës dhe Dinamos ka futur rishtazi shumë “aktorë” të ndryshëm në “sulm”.

Pas reagimit të tifozëve shkodranë dhe legjendës së muzikës shqiptare Frederik Ndoci, të cilët i kanë mbajtur “ison” Edi Martinit, i radhës është ish-sulmuesi i Vllaznisë Skerdi Bejzade. “Mos kerko falje o vlla, po coja Artan Hoxhes armen e krimit se i ka ngel merak”, komenti i Bejzades në postimin e Martinit.

Gjuha e ashpër e gazetarit Artan Hoxha ka lënë ende “pasoja” në “dëm” të Martinit se “kur Ilir Daja fitonte titullin, Edi Martini kapte topat pas porte”.  

Interesante është se Skerdi Bejzade e ka nisur karrierën te moshat e Dinamos, për të vijuar në ekipin e parë, e më pas drejt Gjermanisë te Arminia Hannover, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri, Olimpik Tirana, Vllaznia, Partizani, Elbasani dhe për të mbyllur karrierën si profesionist te “Demat e Kuq”.  

Edi Martini kërkon falje publike për gjestin ndaj Dajës, ish
Komenti i Skerdi Bejzades

 

     

Poll

Lexo gjithashtu