Aleksandër Trumçi do të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Mbrojtësi nuk do të jetë më lojtar i Bylisit, pasi ballshiotët e kanë shitur tek një tjetër ekip shqiptar.
23-vjeçari do të transferohet te Shkëndija e Tetovës, me ekipet që kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre për shërbimet e Trumçit. Kapiteni largohet nga ballshiotët pas 4 sezonesh, teksa ka qenë nnjë lider i padiskutueshëm, duke ndihmuar ekipit të sigurojë ngjitjen në Superiore.
Një largim me peshë për Bylisin, që tashmë për sezonin e ri që do të luajë në elitë duhet të gjejë një tjetër lider për t’i besuar shiritin e kapitenit. Klubi e falenderon shumë Trumçin për kontributin e dhënë, ndërsa i uron suksese te ekipi i ri.
23-vjeçari ditën e hënë do të kryejë vizitat mjekësorë te Shkëndija e Teotvës hd emë pas do të prezantohet nga klubi si lojtari më i ri që do të veshë fanellën kuqezi.
“Faleminderit Trumci????????
✍️Zyrtare
FK BYLIS njofton shitjen e njërit prej lojtarëve të spikatur në klubin tonë dhe kampionatin shqiptar vitet e fundit, 22-vjeçarin Aleksander Trumci. Pas 4-sezoneve, na duhet që të ndahemi me një nga titullarët e rëndësishëm të familjes bardhekuqe, pasi janë finalizuar me sukses tratativat mes klubit tonë dhe klubit Shkëndija e Tetovës, së Maqedonisë së Veriut. Ditën e hënë, lojtari do të kryejë edhe testet mjekësore, për t'u prezantuar më pas në klubin e ri.
FK BYLIS e falënderon Trumcin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese me klubin e ri dhe në karrierë!’, thuhet në postimin e Bylisit.
View this post on Instagram