
Egnatia do të duelojë me Partizanin në gjysmëfinalen e Final Four. Një duel mjaft interesant me styre, me rrogozhinasit që do të tentojnë të mbrojnë kurorën.
Xhevdet Zekaj ka folur pas shortit, duke treguar edhe objektivat e ekipit rrogozhinas. Zyrtari i Egnatias ka deklaruar se e vlerësojnë shumë Partizanin. Kanë një trajner shumë të mirë dhe janë skuadër me emër, por ekipi i Edlir Tetovës od të tentojë maksimumin ndaj tyre.
“Klubi funksionon ka të gjitha strukturat e tij, unë mendoj që jam një zë dhe zyrtar i Egnatias kështu që të jeni të sigurt që edhe këto fjalë që do të them janë në emër të Egnatias. Ne vlerësojmë realisht Partizanin, ka një trajner shumë të mirë, ka peshë dhe fanella e vet, por ne shkojmë që të bëjmë atë që Egnatia di të bëjë më mirë, të luajë denjësisht, sa më mirë dhe objektiv fitimin e titullit kampion”, zyrtari i Egnatias.