Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E PAPRITUR/ Partizani mbetet “thatë”, Arbin Zejnullai afër marrëveshjes me skuadrën e re

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Partizani mbetet “thatë”, Arbin Zejnullai afër
Arbin Zejnullai

Arbin Zejnullai u largua vetëm pak ditë më parë nga Egnatia. Mesfushori mbylli me rrogozhinasit një aventurë 3 vjeçare, ku ia doli të fitonte gjithçka me kampionët.

Ofertat për të nga ekipet e Superiores nuk kanë munguar, me Partizanin që këmbëngul për shërbimet e tij. Por duket se “Demat” do të mbetet “thatë” në këtë tentativë, pasi tetovari mund të transferohet jashtë Shqipërie.

Një ekip rus është shumë afër arritjes së marrëveshjes me 26-vjeçrin, ku kushtet e ofruara duket se kanë bindur lojtarin të konsiderojë këtë pistë. Ende nuk bëhet e ditur se cili klub po bën gati oferën për të, por gjasat janë që në ditët në vazhdim të konkretizohet kjo lëvizje.

Në këtë mënyrë, te Partizani duhet të hedhin sytë diku tjetër për mesfushës, pasi ish-futbollisti i kampionëve preferon një aventurë të re në karrierën e tij jashtë vendit tonë.   

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga