
Nesër luhet derbi i shumëpritur i kryeqytetit. Për këtë sfidë kaq të zjarrtë të Superiores të shumtë janë figurat që kanë bërë parashikimet dhe komentet e tyre.
Një ndër ta është Alban Berisha. Hetuesi ka bashkëbidesuar me Gert Çarçanin në një video të publikuar nga ky i fundit. Moderatori pyet për rezultatin e saktë të derbit mes dy rivalëve të përjetshëm, si dhe tenton të ngacmojë ndjenjën bardheblu të tifozit të zjarrtë të Tiranës.
Berisha i palëkundur e sheh supersfidën të mbyllur që në pjesë të parë në favor të miqve. Për të, Tirana shënon madje më shumë se një herë në “Arenën e Demave” brenda 45 minutave të para, duke qenë i palëkundur në forcën e skuadrës së Shkëmbit.
Një besim i fortë në idealet e ekipeve dhe një satirë e bukur mes hetuesit dhe moderatorit të MCN, në prag të një sfide që nuk humbitet kurrsesi për vetë faktin se si vijnë në këtë sfidë. Por, që dashuria e Albanit është një e tillë e pastër për Tiranën, kjo as nuk vihet në diskutim.
BISEDA:
Gert Çarçani: E ndjen vërtetë që rrihesh që në parkim.
Alban Berisha: Vetëm një këshillë do të ju them, Tirana fiton që në pjesë të parë. T’ju vijë turp atyre të Partizanit.
Gert Çarçani: Ti je i lexueshëm, je i lexueshëm që në fytyrë Alban. E ndjen që në frenim.
Alban Berisha: Ne s’do të na lënë që të parkohemi njëherë brenda. Na duhet kartë identiteti sikur po ikim në Maqedoni. Ne do të ikim me biçikleta ose me motora. Edhe me motora do të na kontrollojnë fuqinë motorike, sa kubik e kemi.
Gert Çarçani: 2-0 që në pjesë të parë? Mendoj 3-0 për Partizanin.
Alban Berisha: 2-0 me bast, këtu do të jemi. Domethenë 0-2 për Tiranën. Dhuratë Partizanit i bëjmë shkarkimin e trajnerit.