Klubi i Partizanit ka njoftuar në rrjetet sociale se mbrojtësi i djathtë Albion Marku, e ka kryer me sukses operacionin, i cili u dëmtua rëndë në ndeshjen ndaj Egnatias.
Ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar sipas planit dhe futbollisti do të nis fazën e rehabilitimit në mënyrë të detajuar, përmes monitorimit nga stafi mjekësor. Megjithatë, nuk ka një datë apo ndeshje specifike kur lojtari me tipare defensive mund të rikthehet në fushë.
Për trajnerin Oltijon Kërnaja dhe ekipin e Partizanit, Marku është thelbësor në krahun e djathtë të mbrojtjes. Gjatë këtij sezoni në Superiore, 25-vjeçari ka luajtur 14 nga 19 ndeshje. Për të kuptuar impaktin e Markut, mjaftonë të përmendim vlerën si një mbrojtës linje, 350 mijë euro sipas “Transfermarkt”.
