
Itodo Mandela, Baton Zabërgja dhe Klevi Qefalija
Dinamo do të zbresë në fushën e lojës ditën e nesërme për t’u përballur me Hajduk Splitin. Kryeqytetasit e Shqipërisë do të presin ekipin kroat në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare”.
Sfida e nesërme do të jetë tepër e veçantë për Baton Zabërgjën. Siç mëson “GazetaBlic”, sulmuesi i talentuar i përfaqësueses së Kosovës do të luajë nesër ndeshjen e fundit me fanellën e Dinamos.
Baton Zabërgja pritet t’i bashkohet Itodo Mandelës në skuadrën e Metalist 1925. Në sezonin e kaluar në Superiore, sulmuesi i talentuar shënoi 12 gola dhe 9 asiste në 34 paraqitje.
Poll