Sfida Tirana - Egnatia do të luhet në stadiumin "Niko Dovana", ditën e diel në orën 20:00. Një zgjedhje befasuese, pasi as "Air Albania" dhe as stadiumi "Selman Stërmasi" nuk mund të përdoren aktualisht nga bardheblutë.
Gjithçka është konfirmuar nga aplikacioni i FSHF-së. Kujtojmë se kjo ndeshje vlen për javën e tretë të Superiores.
Në dy javët e kaluara, Egnatia ka marrë po aq fitore. Në anën tjetër Tirana numëron dy barazime.
Poll