
Partizani dhe Skënderbeu do të përballen me njëra-tjetrën për të luajtur gjysmëfinalen e parë të “Final 4”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 20:00. Në prag të kësaj sfide ka folur drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi.
“Për të qenë i sinqertë edhe gjatë kampionatit nuk e kishim obligim Final 4. Por duke parë ecurinë e ekipit s’kemi marrë diçka të pamerituar. Nuk vijmë në Final 4 për shëtitje, por për të marrë maksimumin dhe për të dalë kampion.
Unë do të fokusohem pak te i gjithë kampionati. Jemi ekipi me më shumë barazime dhe të gjitha fitoret kanë qenë me synimin ose fitojmë ose s’marrim asgjë. Presioni dhe trysnia më shumë është te Partizani”, u shpreh Ardi Gjançi.