Archange Bintsouka mbetet një opsion ideal për sulmin e Partizanit. Edhe pse jo në “top formë” momentalisht, 23-vjeçari me origjinë nga Kongo është kyç për “Demat”.
Ndërkohë që së fundmi, faqja e madhe e transferimeve “Transfermarkt” ka shfrenuar disi fantazinë. Pikërisht ky website ka informuar se për sulmuesin e Partizanit ka interes nga Serie A dhe liga portugeze.
Në Serie A, është Torino klubi që kërkon Bintsouka. Në rast transferimi në Torino, Bintsouka do t’i bashkohej Edon Zhegrovës, pra në të njëjtin qytet, por jo klub, pas sulmuesi i Kosovës luan për Juventusin.
Ndërkohë që nga Portugalia, është klubi i Vitoria Guimaraes ata që duan shërbimet e kongolezit. Nuk dihet ende nëse ka diçka zyrtare, apo janë vetëm “thashetheme” nga website në fjalë.
