Bylis - Partizani
FIFA ka “goditur” klubin e Bylisit, duke marrë një vendim tepër drastik. Institucioni më i rëndësishëm dhe i lartë i futbollit, i ka bllokuar klubit të Superiores merkaton për tre sesione transferimesh.
Vlen të theksohet se vendimi është bërë i ditur më 21 prill 2026, por ende nuk dihet emri i lojtarit që ka depozituar ankesën në FIFA. Një problem tepër serioz për ballshiotët, të cilët ende nuk kanë të sigurt as mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.
Ky vendim sigurisht që do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në organizimin dhe ndërtimin e klubit për sezonin e ardhshëm. Nëse ky dënim mbetet në fuqi, Bylis s’mund të regjistrojë lojtarë deri në janarin e vitit 2028.
Poll
