Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dy lojtarë në dyshim, Vllaznia trembet para Europës

Shkruar nga NEWSPORT
Dy lojtarë në dyshim, Vllaznia trembet para Europës
Vllaznia

Vllaznia do të luajë më 11 korrik përballë Valur sfidën e parë, të vlefshëm për raundin e parë të Conferece League. Sfida e parë përballë islandezëve do të luhet në transfertë, në stadiumin Hlídarendi të Reykjavíkut.

Ekipi shkodran është rikthyer në bazë, teksa trajneri Thomas Brdaric ka vendosur t’i lërë pushim lojtarët deri ditën e premte. Duke filluar nga e premtja, futbollistët do të zbresin në fushë për të nisur përgatitjet për sfidën e 11 korrikut.

Por, Vllaznia është paksa e trembur para aventurës europiane. Dy lojtarë të rëndësishëm si Rejan Alivoda dhe Ildi Gruda kanë probleme fizike. Asnjë prej lojtarëve nuk e nisi nga minuta e parë miqësoren përballë Zrinjskit.

Problemet mesa duket nuk janë aq të lehta, me të dy futbollistët kyç të ekipit shkodran që do të jenë në mëdyshje për sfidën e parë përballë Valur.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga