
Egnatia
Egnatia do të rikthehet ditën e sotme në fushë, për të nisur kështu përgatitjet për pjesëmarrjen në Champions League. Rrogozhinasit u japin fund pushimeve dhe tashmë duhet të ndezin “motorët’ për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.
Ekipi do të nisë përgatitjet në “Egnatia Arena”, teksa Edlir Tetova do të ketë mundësinë të shikojë gjendjen e lojtarëve pas pushimeve. Te Egnatia do të ketë edhe rikthime të rëndësishme.
Kështu Redi Kasa mbyll huazimin 1 vjeçarë te NK Olimpija në Slloveni. Sulmuesi tashmë do të jetë nën urdhrat e Tetovës për sezonin e ri. Nga huazimi rikthehet edhe një mbrojtës. Bëhet fjalë për Hysen Memollën, i cili mbyll aventurën e tij 6 muroje te Chindia në Rumani.

Redi Kasa, ©Egnatia

Hysen Memolla
Galeria fotografike (
1 / 2
)