
Egnatia zhvilloi miqësoren e parë në kuadër të fazës përgatitore përballë Mariborit. Sfida mbaroi me rezultatin e barabartë 2-2 ku golat për kampionët shqiptar i shënuan dy afrimet e verës, Regi Lushkja dhe Redi Kasa.
Vlen të theksohet një lojë mjaft e bukur e djemve të Tetovës që patën shumë raste shënimi dhe aksione të rrjedhshme. Një miqësore me nota pozitive për trajnerin Tetova i cili provoi shumë lojtarë duke marrë përgjigje nga secili prej tyre.
Egnatia do të luaj në raundin e parë kualifikues në Champions League përballë Borac Banja Luka në Bosnje në datë 10 korrik dhe e kthimit një javë më pas. Nëse ja dalin të kalojnë turin, i pret gjiganti grek PAOK Selanik.
Poll