Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Duhet t’a vrisnim ndeshjen që në pjesë e parë”, Enkeleid Dobi: I zhgënjyer për humbjen e 2 pikëve

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet t’a vrisnim ndeshjen që në pjesë e
Enkeleid Dobi

Ekipi i Teutës tregoi një futboll të jashtëzakonshëm në pjesë e parë, teksa e mbyllën në avantazhin minimal. Por në fund, dështuan të merrnin 3 pikët përballë Vorës, e mbyllur 1-1. Trajneri i durraskëve Enkeleid Dobi ka pasur kritika për të tijtë: “Pjesën e dytë nuk ndodhi asgjë, ky është futbolli, ndonjëherë nuk merr atë që meriton, duhet ta vrisnim ndeshjen që pjesën e parë, dhe duhet të ishim 2-0 ose 3-0, por ky është futbolli dhe vazhdojmë rrugën.

Jemi të vetëdijshëm dhe ndërgjegjshëm, kemi shumë rrugë përpara për të bërë, është vetëm fillimi, jemi te kilometri i parë, kemi ngecur sepse nuk e meritonim, ndjej keqardhje shumë të madhe për ekipin tim, lojtarët sepse dhanë maksimumin për sot, por e dimë sa vlejnë, dimë vlerat tona dhe punën që po bëjmë, e dimë ku duam të mbërrijmë, por ky është futbolli dhe hymë në autostradë, ndonjëherë makina nuk funksionon siç duhet.

E filluam shumë mirë pjesën e parë dhe duhet të përfundonim ndeshjen, goditesh me një goditje standarde, nuk dua të merrem me këtë çështje, por kur e pash videon dua ti kthej pak syrin VAR-it, të kthej vëmendjen sepse rregullat janë të qarta, kur një mbrojtës ose një lojtar që merr pjesë në aksion bën faull atëherë quhet faull, megjithatë e lemë, në bëjmë punën tonë, të përkushtohemi dhe të jemi të përgjegjshëm, nuk e meritonim për barazim, meritonim të fitonim.

Jam surprizuar me skuadrën në pjesën e parë, me mënyrën si po ringrihemi dhe po punojmë, jam jashtëzakonisht i kënaqur me konceptin, filozofinë dhe këto janë vlerat e lojtarëve, inteligjenca dhe performancat e tyre që e tregojnë çdo ditë në fushë, por kemi akoma punë për të bërë, nëse një mekanizëm funksionon duhet të ketë dhe pilotin, të fusë marrshin dhe të ndërrojë shpejtësinë. Lojtarët bëjnë punën më të madhe, ne jemi aty vetëm për ti ndihmuar për ti dhënë veglat e duhura që të funksionojnë si duhet.

Trajnerët janë që të krijojnë situata ndërsa lojtarët që ti finalizojnë, kemi punë përpara, kemi ndërruar gjysmën e ekipit, është proces, por besoj jemi në rrugën e duhur, e treguam edhe sot punën që po bëjmë si staf. Duhet të jemi më të durueshëm ti japim kohën e tyre edhe çunave që të adaptohen dhe finalizimi të jetë në kohën e duhur.

Ne luajmë edhe 1 me 1 kundër, ata u organizuan ndoshta në pushimin e ndeshjes, kërkova nga skuadra që të ishin më të qetë në pjesën e dytë se duhet ta pranojmë se nuk e filluam mirë, e krijuam edhe në pjesën e aksioneve. Kemi pasur dhe statistikat, duhet ta vrisnim ndeshjen në pjesën e parë, brenda 2 muajve nuk mund të funksionojmë siç duhet, jemi të zhgënjyer për humbjen e 2 pikëve”. 

Poll

Lexo gjithashtu