Vllaznia / Vllaznit Ultras
Vllaznia – Flamurtari është një nga duelet e ditës së nesërme, duel ky që është i vlefshëm për javën e 18-të të kampionatit. Shkodranët do të zbresin në fushë në orën 16:30 dhe do të tentojnë fitoren në “Loro Boriçi” për të “shkelmuar” edhe momentin negativë që po kalojnë.
Ndërkohë për këtë sfidë klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve, e cila është shumë e rëndësishme për futbollistët. Kështu kanë dalë në shitje edhe biletat e përballjes.
Çmimet e tyre variojn ënga 200 lekë në tribunën C në 1500 lekë në tribunën VIP. Vlen të theksohet se aktualisht Vllaznia ndodhet në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit, ku pas 17 javësh ka grumbulluar 27 pikë.
View this post on Instagram
Poll
