
Partizani
Partizani do të zbresë ditën e sotme në fushën e blertë, për herë të parë që prej përfundimit të sezonit që lamë pas. “Demat” do të luajnë një ndeshje miqësore, për t’u testuar.
Të kuqtë do të kenë përballë nënkampionët e Kosovës, Ballkanin. Sfida mes Partizanit dhe ekipit nga Suhareka, do të zhvillohet në stadiumin e Ohrit dhe nis prej orës 16:00.
Kështu, “Demat” do të kenë përballë një ish, siç është trajneri i Ballkanit, Orges Shehi. Pritet të shihet nëse ky test do të rezultojë pozitiv për “djemtë” e Skënder Gegës, apo ish-trajneri do t’i mposhtë.
Poll