
Tirana luan takimin e radhës në Superiore këtë fundjavë ndaj Skënderbeut. Bardheblutë vijnë në këtë ndeshje pas derbit të kryeqytetit, ku për pak sa nuk arritën fitoren.
Fanatiksat të cilët shpalosën banderolë interesante ndaj Partizanit kanë deklaruar prezencën e tyre dhe në këtë sfidë, e cila tashmë dihet se ku do të luhet. Kundër korçarëve, Tirana do të jetë pritëse në”Elbasan Arena”.
Edhe pse praktikisht është një transfertë, pasi tifozëve ultras do të ju duhet të udhëtojnë në Elbasan, ata sërish nuk e ndalin hapin në mbështetje të skuadrës. Paraqitja në “Arena e Demave” duket se ka ngrohur grupimin kryeqytetas, që kërkon të shohë 3 pikët medoemos kundrejt bardhekuqve.
Detajet e transfertës së të dielës do të publikohen në ditët në vijim nga Tirona Fanatics, që qytetin e Shqipërisë së Mesme e konsideron “katunin” e radhës.