Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka publikuar vendimet e radhës. Trajneri i Vorës, Arian Bellai, i cili u ndëshkua me karton të kuq në duelin përballë Partizanit është pezulluar me 2 ndeshje. Përplasja që pati me Besar Gudjufin, duket se i ka kushtuar “shumë” timonierit të Vorës.
Ndërkohë nuk ka shpëtuar as kapiteni i Teutës, Blerim Kotobelli, i cili është pezulluar me 4 ndeshe pezullim, i cili në sfidën ndaj Dinamos pati shumë pakënaqësi me arbitrin Juxhin Xhaja.
"1. Zyrtari i KF Vora, Arjan Bellaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
2. Lojtari i KF Teuta, Blerim Kotobelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të neneve 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
3. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Iliria U-17, Jomels Selmani, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit Nr. 21, datë 13.01.2026 të KDE për pikën 9, duke mbyllur procedimin disiplinor ndaj tij.
Dënimin e zyrtarit të KF Iliria U-17, Bledar Dërvishi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, bazuar në nenin 19/4/b të KDE, me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit", shkruhet në njoftimin e FSHF-së.
