Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo – Teuta shtyhet sërish, ndeshja nuk do të luhet më 5 shtator (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo – Teuta shtyhet sërish, ndeshja nuk do të luhet më 5
Superiore

Ndeshja Dinamo – Teuta, e vlefshme për javën e parë të Superiores do të shtyhet sërish. Shkak për këtë situatë është bërë angazhimi i Naser Alijit me Kombëtaren shqiptare.

Mungesa e tij do të ndikojë te loja e Dinamos dhe klubi kryeqytetas ka kërkuar përsëri shtyrjen e këtij takimi. Pra Dinamo dhe Teuta nuk do të përballen më 5 shtator, siç ishte paracaktuar.

Kujtojmë se sfida mes këtyre dy ekipeve e vlefshme për javën e parë të Superiores, u shty si fillim me kërkesën e Dinamos.

Këta të fundit donin të përgatiteshin sa më mirë dhe të ishin të freskët për sfidën “play-off” të Conference League, kundër Jagiellonias.

Poll

Lexo gjithashtu