Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo mendon për afrimet, dinamovitët “piketojnë” një shkodran

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo mendon për afrimet, dinamovitët “piketojnë”
Dinamo

Te Dinamo janë larguar shumë lojtarë, teksa të tjerë priten të largohen. Por përveç merkatos në dalje, te ‘Blutë’ ka nisur puna edhe për afrimet për të zëvendësuar të larguarit.

Kështu në radarin e drejtuesve ka rënë lotjari i Bylisit. Bëhet fjalë për Aleksandër Trumçin, i cili pëlqehet nga stafi i dinamovitëve dhe shikohet si një lojtar kyç për sezonin e ri.

Shkodrani do të përforconte kështu repartin e mbrojtjes, i cili ka ptur edhe largimet më të shumta.  23-vjeçari luan në krahun e djathtë dhe në 4 sezonet e fundit ka qenë titullar i padiskutueshëm te Bylisi në Superiore dhe Kategorinë e Parë.

Marrëdhëniet mes Dinamos dhe Bylis janë të mira, pasi kujtojmë se edhe 1 vit më parë nga ballshiotët janë transferuar te ‘blutë” lojtarë si Lorran dhe Kaçori. Të njëjtën rrugë pritet të ndjekë edhe Trumçi.

Dinamo mendon për afrimet, dinamovitët “piketojnë”
Aleksander Trumci

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga