Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo kërkon përforcime, Ilir Daja “peshkon” dy futbollistë te rivalët e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo kërkon përforcime, Ilir Daja “peshkon” dy
Bylisi

Dinamo është në kërkim të afrimeve cilësore për të përforcuar ekipin për pjesën e mbetur të sezonit. Dhe kështu në radarin e tyre kanë rënë dy futbollistë që luajnë aktualisht në Superiore.

Bëhet fjalë për Malomo Ayodeji dhe Ibrahim Mustapha. Të dy futbollistët pritet të bëhen pjesë e “Bluve", të cilët njëkohësisht pëlqehen shumë nga Ilir Daja. Aktualisht bisedimet mes Dinamos dhe Bylisit kanë ngecur për arsye financiare, teksa në ditët në vazhdim pritet që ky “ngërç” të marrë fund.

Siç bëhet me dije, dinamovitët janë të gatshëm të paguajnë në “arkat” e ballshiotëve shifrën e 200 mijë eurove për të siguruar shërbimet e dy futbollistëve, teksa nga krahu tjetër te Bylisi dëshirojnë të mbajnë edhe përqindje nga kartoni i tyre. Kjo pasi dëshirojnë të përfitojnë sërish në rast rishitjeje të tyre nga Dinamo.

Poll

Lexo gjithashtu