Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo e “vogël” përballë Tiranës, derbi i kryeqytetit “flet” bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo e “vogël” përballë Tiranës, derbi i
Tirana - Dinamo / Viti 2009

Tirana dhe Dinamo do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 5-të të Superiores. Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet në stadiumin “Selam Stërmasi”, duke nisur prej orës 16:00.

Dy ekipet nuk po kalojnë një moment të mirë, me dinamovitët që mbajnë vendin e 6-të me 4 pikë, ndërsa me vetëm 2 pikë pas 4 javësh, Tirana mban vendin e fundit.

Megjithatë, e shkuara favorizon “bardheblutë”, me këta të fundit që dominojnë në statistika.

Në 26 ndeshjet e fundit që këto dy ekipe kanë luajtur përballë njëra-tjetrës, Tirana ka fituar 13. Ndërkohë që në 9 sfida ka triumfuar Dinamo, ndërsa 4 të tjera kanë përfunduar në barazim.

Pritet të shihet se cili do të fitojë derbin e së shtunës, për të përmirësuar statistikat, por edhe për renditjen e sezonit aktual të Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu