
Ervin Bulku ka folur për derbin e fundjavës mes Dinamos dhe Tiranës. Ish-i i Tiranës komplimenton Dajën dhe thotë se Dinamo e meritoi fitoren.
Për mendimin e Bulkut, Magani nuk ka faji pasi i dueht më shumë kohë të rindërtojë një skuadër të çorganizuar si Tirana. Për të, kushdo teknik në stolin e bardhebluve do të donte më shumë kohë.
“Dinamo e meritoi fitoren. Fati ishte me Dinamon 2 ose 3 ndeshjet e para që i dhanë ritmin ekipit.
I them Milorit që Dinamo e rikuperon topin shpejt falë Zabërgjës dhe Nanit. Janë futbollistë të shpejtë.
Vetë Daja tha se disa lojtarëve i shteruan energjitë.
Tirana është një skuadër që po rindërtohet. Kushdo të ishte aty, përveç Maganit do më shumë kohë. Fajin? Drejtuesit kur ulen të bëjnë llogaritë.”, u shpreh Bulku.