Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Derbi me Dinamon, dy titullarë shqetësojnë Bledi Shkëmbin

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi me Dinamon, dy titullarë shqetësojnë Bledi Shkëmbin
Tirana

Tirana do të presë në “Air Albania” Dinamon për të zhvilluar mes tyre derbin e parë të këtij sezoni. Skuadrat do të përplasin ‘brirët’ mes tyre në kuadër të javës së 9-të të Superiores, sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00.

Bardheblutë  vazhdojnë pa ndërprerë stërvitjen për derbin, ndërsa dy titullarë shqetësojnë Bledi Shkëmbin. Fjalë është për Zhurmanin dhe Soler. Të dy futbollistët ende nuk janë rikuparuar dhe do të jenë në luftë për kohën.

Gjendja e tyre do të shikohet me imtësi nga stafi mjekësore dhe vetëm ditën e ndeshjes do të mund të vendoset për aktivizimin e tyre apo jo. Kështu Shkëmbi përveç planit A, duhet të ndërtojë edhe një plan B nëse dy lojtarët nuk do mund të luajnë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga