
Tirana nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat, me bardheblutë që rrezikojnë mbijetesën dhe 2 sfidat e mbetura do të vendosin shumë mbin fatet e tyre. por përveç momentit jo në kampionat, kryeqytetasit po vuajnë edhe dëmtimet e shumta.
Listës i shtohet edhe Fatmir Prenga, i cili ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Siç dihet të dëmtuar vazhdojnë të jenë edhe Meta, Ismajli dhe Ernest.
Por jo vetëm kaq, pasi ndaj Teutës do të ketë një tjetër mungesë të rëndësishme. Për shkak kartonësh do të mungojë edhe Smaçi. Kjo i shton dhimbjet e kokës Bledi Shkëmbit, i cili ndja durrsakëve duhet të “arnojë” formacionin.
Kujtojmë se sfida me Teutën do të luhet ditën e shtunë në orën 15:30. Përballje kjo që do të zhvillohet me shumë gjasa në “Arenën Kombëtare”.