Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Demat” zbresin në arenën e tyre, Partizani nis përgatitjet për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
“Demat” zbresin në arenën e tyre, Partizani nis
Partizani

Ekipi i Partizanit ka nisur ditën e sotme përgatitjet për sezonin e ri. Lojtarët kanë zbritur në fushën e “Arenës së Demave”, për të kryer seancën e parë stërvitore pikërisht në ambientet e stadiumit të tyre.

Përveç lojtarëve që janë në ekipet e tyre kombëtare, të gjithë të tjerët janë në urdhrat e trajnerit, Orges Shehi. Gjithashtu, ekipit i janë bashkuar edhe lojtarë të akademisë, të cilët po kryejnë stërvitjen me ekipin A.

“Skuadra ka startuar sot zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2024-2025. Në drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik lojtarët kanë kryer seancën e parë në stadiumin "Arena e Demave". Grupit nuk i janë bashkuar ende lojtarët që janë të impenjuar me ekipet përfaqësuese. Ekipi do të vijojë seancat stërvitore në kryeqytet deri në 16 qershor, për tu zhvendosur më pas në Pogradec ku do të zhvillojë edhe minifazën përgatitore. Përgjatë qëndrimit në qytetin liqenor skuadra ka programuar të luajë dhe 3 ndeshje miqësore”, shkruan Partizani në faqen zyrtare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga