Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Da Silva vendos për të ardhmen, braziliani rikthehet tek ish-ekipi në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Da Silva vendos për të ardhmen, braziliani rikthehet tek ish-ekipi
Victor da Silva

Pas një viti largimi nga Kategoria Superiore, Victor Da Silva është shumë pranë rikthimin në Shqipëri. Sulmuesi brazilian me shumë gjasa do të jetë transferimi i radhës i Vllaznisë në merkaton e janarit.

Siç raporton “Shkodrasport”, Da Silva do të jetë sërish pjesë e kuqebluve për pjesën e mbetur të sezonit. 30-vjeçari brazilian do të firmosë një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin për 6 muajt e ardhshëm.

Ky i fundit do të mbërrijë në Shkodër si një transferim me parametra zero, pasi mbylli bashkëpunimin me Nasaf Qarshi në Uzbekistan. Pas dy sezonesh me fanellën e Vllaznisë, Da Silva tashmë është gati për aventurën e dytë me kuqeblutë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga