
Bylisi pas barazimit me Tiranën në javën e parë të Superiores do të kërkojë fitoren në transfertë. Në kuadër të javës së dytë të kampionatit, ballshiotët do të luajnë kundër Flamurtarit në Vlorë, duel që është parashikuar të zhvillohet ditën e shtunë në orën 17:00.
Për këtë sfidë kanë nisur përgatitjet, me Mirel Josën që po bën gati ekipin “anti- Flamurtar”. Një duel shumë i rëndësishëm për ballshiotët që do të tentojnë fitoren, e cila nuk pritet të jetë e lehtë përballë vlonjatëve të “uritur”.
Kjo pasi Josa do të ketë edhe mungesa të rëndësishme. Kështu ndaj kuqezinjve nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Ibrahim Mustafa, i cili ndaj Tiranës u ndëshkua me karton të kuq. Në këtë mënyrë do të jetë i pezulluar dhe timonierit të Bylisit do t’i duhet të gjejë zëvendësuesin e tij.