Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

BOMBA/ Partizani përgatit shitjen e ‘shekullit’, ekipi i LaLiga gati të thyejë rekord për yllin e ‘Demave’

Shkruar nga NEWSPORT
BOMBA/ Partizani përgatit shitjen e ‘shekullit’, ekipi i LaLiga
Skuka dhe Maguette, Partizani

Merkato e verës është shumë pranë, kampionatet janë drejt fundit në Europë dhe klubet po përgatiten për lëvizjet e tyre në tregun e transferimeve. Te Partizani do të jetë një verë e nxehtë si në merkaton në hyrjë, por mbi të gjitha atë në dalje.

Dy yjet e skuadrës, Maguette e Rrapaj janë në shitje për çmime stratosferike, çmime të cilat nuk duket të jenë problem për klubet europiane. Kjo pasi është Villareal që ka marrë të gjitha informacionet e mundshme për Maguette Gueye dhe është gati të dorëzojë ofertën zyrtare në tryezën e Gaz Demit, raporton shtypi i shkruar.

Presidenti nuk ka ndërmend ta lëshojë për më pak se rekordi i Skukës, pra 1.4 milionë euro, dhe duke qenë se ka edhe 1 vit kontrat negociatat favorizojnë ‘Demat’. Thyerja e rekordit të Skukës është objektiv i kreut të klubit, por shitja e Maguette mund të jetë për shifra shumë më të mëdha se bomberi teksa në janar u përfol edhe për shifra si 2 milionë euro.

Maguette është padyshim një nga lojtarët më të mirë të kampionatit, ndoshta më i miri dhe në moshën 21-vjeçare, me potencialin që ka, duket një ‘paketë’ e kompletuar për sukses.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga