
Tirana
Tirana dhe Skënderbeu kanë luajtur mbrëmjen e djeshme sfidën e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 2-1 në favor të bardhebluve.
Por kjo nuk ishte një fitore perfekte kur llogaritë bëhen në fundin e ndeshjes. Bledi Shkëmbi është bërë me “dhimbje koke” dhe shkak për këtë është dëmtimi i një titullari absolut të këtij sezoni.
Bëhet fjalë për Ian Soler i cili u largua nga fusha e lojës në minutat e fundit të pjesës së parë ndaj korçarëve. Ishte vetë lojtari që kërkoi zëvendësimin, teksa ende nuk dihet shkalla e dëmtimit dhe nëse ai do të jetë i gatshëm ndaj Teutës.
Poll