
Partizani-Bylis
Të shtunën në orën 15:30 do të zhvillohen të gjitha takimet e vlefshme për javën e 35-të të Kategorisë Superiore. Një prej takimeve më interesante dhe delikate në të njëjtën kohë është dhe Bylis-Partizani.
Një përballje kjo që vlen për mbijetesën e mallakastriotëve dhe për garën e “Final 4” të “demave të kuq”. Të dyja ekipet janë përballur këtë sezon tre herë, ku bilanci i buzëqesh skuadrës së Bylisit.
Në ndeshjen e fazës së parë, Partizani arriti të fitojë me rezultatin minimal 1-0. Megjithatë, Bylisi arriti të fitojë në fazën e dytë me shifrat 2-1 dhe në të tretën 3-2.
Poll