
Vllaznia
Bekim Balaj do të vazhdojë si kapiten i Vllaznisë. Diçka e konfirmuar nga takimet miqësore ku sulmuesi ka mbajtur shiritin e kapitenit.
Erdenis Gurishta u rikthye te kuqeblutë këtë verë. Kështu pritej të hapej një çështje te shkodranët, teksa diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Më parë ishte Gurishta që luante rolin e kapitenit. Ndër të tjera ishte dhe i besuari i trajnerit Thomas Brdaric.
Tashmë këtë besim e ka dhe Bekim Balaj. Kujtojmë se ky i fundit fitoi dhe “Këpucën e Artë” me golat e tij gjatë sezonit të fundit te Vllaznia.
Poll