
Elbasani do të luajë ndeshjen e fundit për këtë sezon në shtëpi. Verdheblutë do të presin ditën e nesërme në “Elbasan Arena” skuadrën e Vllaznisë, duel që do të startojë në orën 15:30 dhe që është i vlefshëm për javën e 35-të të kampionatit.
Një sfidë ku ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenovic kërkon doemos fitoren për të shpresuar deri në fund te vendi i 4-të në klasifikim. Kjo pasi aktualisht elbasanasit janë vetëm 1 pikë larg Partizanit që ndodhet në vendin e 4-të dhe që do të jetë kundërshtari i fundit me të cilin do të përballen.
Por kur jemi vetëm 1 ditë para përballjet me Vllaznisë, klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë bërë thirrje që të jenë sa më të shumtë në numër për të mbështetur ekipin, pasi vetëm bashkë mund të ecin drejt historisë.
“Të shtunën, më 19 prill, në ndeshje e fundit në shtëpi për këtë sezon stadiumi i qyteti duhet të vishet verdheblu. Merr shallin, uniformën tënde dhe eja në stadium!.
Bashkë drejt historisë”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram