Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Bardheblutë treguan shenja “jete” kundër Vllaznisë, Lirim Zalla: Tirana më pëlqeu, me pak kujdes mund të kishte fituar

Shkruar nga NEWSPORT
Bardheblutë treguan shenja “jete” kundër Vllaznisë,
Lirim Zalla

Skuadra e Tiranës tregoi rezistencë kundër Vllaznisë në Klasiken e Shqipërisë. Dueli ishte i vlefshëm për javën e 17-të në Superiore, ndërsa u mbyll në barazimin 1 – 1.

Edhe pse ekipi bardheblu ndodhet në vendin e fundit të tabelës, po tregon dëshirë për të dalë nga “gropa” ku është “zhytur”.

Edhe analisti sportiv Lirim Zalla ka mbajtur një qëndrim optimist për “rekordmenët” e Shqipërisë.

I ftuar i zakonshëm në panelin e “Skaner” në MCN, Zalla i ka thur elozhe kryeqytetasve për mënyrën se si e interpretuan lojën kundër Vllaznisë, madje sipas tij, Tirana mund të kishte dalë edhe fitues ndaj shkodranë me pak fat dhe maturi:

“Tirana më pëlqeu, me pak kujdes mund ta kishte fituar këtë ndeshje. Ndryshe nga sfidat e mëparshme, ata treguar dëshirë për të luajtur”.

Pas 17 javësh në elitën e futbollit shqiptar, Tirana grumbullon 9 pikë, 9 më pak për të dalë nga “zona e ftohtë”, ndërsa janë në dispozicion edhe 19 javë të mbetura deri në mbylljen e sezonit 2025-2026.  

Poll

Lexo gjithashtu