Lorenc Trashi duket se do të ekzistojë vetëm në bordorotë e klubit të Flamurtarit, pasi ndeshja e djeshme kundër Tiranës i vuri “kapak” një odiseje disa ditore për sa i përket mbrojtësit të majtë të vlonjatëve.
Ai u dënua pas humbjes 2-1 me Bylisin duke u dyshuar si një futbollist që mund të ketë ndikuar në rezultat. Megjithatë deri më tani nuk është provuar asgjë dhe gjithçka mbetet në kuadrin e dyshimeve. Palët janë përplasur në distancë, por më pas pati një zbutje nga ana e klubit vlonjat që shprehej se ai do të stërvitej me ekipin e dytë edhe pse ky i fundit nuk ekziston.
Por, “kapakun” kësaj çështje ia vuri dje trajneri Andi Ribaj ku pas barazimit 1-1 me Tiranën u shpreh se gramshioti është thjeshtë një e “shkuar” e klubit kuqezi.
