Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Barazimi rezultat i drejtë", Edi Martini: Do ishim në katërshe nëse s'do pësonim në sekondat e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
"Barazimi rezultat i drejtë", Edi Martini: Do ishim në
Edi Martini

Teuta dhe Vllaznia barazuan me njëra-tjetrën në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me rezultatin 0-0. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Teutës, Edi Martini.

“Sot shihej që ishte ndeshje e tensionuar, të dyja ekipeve iu duheshin pikët. Vllaznia kënaqej me barazim sepse e ka mbarë kampionatin, por ne duhej të fitonim. Vllaznia luante me topa te Balaj, ne nuk vendosnim topin nën kontroll. Mendoj se barazimi është rezultati i drejtë”, tha fillimisht Martini.

Ju intereson juve barazimi?

“E kërkoja me ngulm ta fitoja këtë ndeshje dhe mendoja se do ta fitonim duke parë edhe formën e Vllaznisë. Edhe pse Vllaznia kishte bërë rotacione, sigurisht që kishte kualitete brenda”.

Meritonte më shumë Teuta?

“Absolutisht po, mjaftojnë golat që kemi pësuar në sekondat e fundit, apo penalltitë që kemi humbur. Do të kishim qenë në katërshe pas asnjë problem. E kam pishman këtë, por fatit nuk mund t’i kundërvihemi”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga