Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Barazimi në Vlorë përballë Flamurtarit, trajneri Hodo: E prisnim një ndeshje të tillë, nëse luajmë kështu shpëtojmë

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi në Vlorë përballë Flamurtarit, trajneri Hodo: E
Bledar Hodo

Teuta mori një barazim me rezultatin 1-1 në sfidën përballë Flamurtarit, në kuadër të javës së 35-të të Abissnet Superiore. Nga stadiumi i Vlorës, ka folur pas takimit trajneri i durrsakëve, Bledar Hodo.

"E prisnim një ndeshje të tillë. E prisnim që do vuanim. E nisëm mirë, shënuam dhe një gol që na u anullua e më pas pësuam dhe gol. Pas përfundimit të ndeshjes fola me çunat. Ky rezultat u arrit pas luftës dhe shpirtit të garës për këtë fanellë.

Pse morët përsipër të ndryshonit sistemin? Po Boçi? Duke parë gjithë javët e fundit rezultatet negative, skuadra kishte humbur besimin, jo veç te sistemi por edhe tek rezultatet. Çunat kanë kaluar vështirësi dhe më përpara. Boci e njoh që kur ka luajtur te U-17, 19 dhe 21. Kam qenë ndër të parët që kam insistuar dhe jep më të mirën. Është e vërtetë që Boci  bëri një ndeshje të mir. Kishim mundësinë ta fitonim ndeshjen. 

Rrëshkisni një javë para fundit? Besimin e kemi dhe do luftojmë. Nëse luajmë kështu do bëjmë diferencën, në këtë mënyrë loje. Çfarë kaloi kaloi", tha Hodo. 

Poll

Lexo gjithashtu