Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Balaj është gjysma e ekipit të Vllaznisë", gazetari sportiv analizon shkodranët: Mala s'ka dhënë nga vetja, mund të ishte si Asani, Uzuni ose Seferi

Shkruar nga NEWSPORT
"Balaj është gjysma e ekipit të Vllaznisë",
Gjergji Stefa

Gazetari i njohur sportiv Gjergji Stefa ka folur së fundmi në “Rubrika Sportive” në RTSH për Bekim Balajn. Për sulmuesin shkodran, Stefa nuk kursen elozhet, madje duke u shprehur haptazi që Balaj është gjysma e ekipit të Vllaznisë.

“Është shumë e rëndësishme që në raport me Europën, të kesh një futbollist të madh në fushën e lojës. Mund të kesh një trajner, president, stadium dhe tifozë të mirë. Por lojtari të dërgon topin në rrjetë. Bekim Balaj në kuptimin e mirëfilltë është njeriu më i rëndësishëm nga pikëpamja futbollistike, në futbollin tonë të luajtur, gjë që po e tregon dita-ditës.

Ka një arsye pse Balaj është kaq efikas. Edhe Veseli ka firmosur me Egnatian, ish i Manchester United, Cityt, Kombëtares dhe Zvicrës. Por kush është diferenca me Balajn dhe Balajt? Balaj është prodhim i këtij realiteti, ka luajtur që 17 vjeç. I ka dhënë Tiranës Kupën e Shqipërisë. Dhe kur vjen ktu, nuk vjen me petkun e futbollistit që “unë kam luajtur në gjithë Europë dhe do ju tregoj juve si luhet futbolli”.

Lojtarë të tillë vlejnë sportivisht dhe jo për PR. Nuk vlejnë këta lojtarë për biletat, as Balaj dhe as Veseli. Por sportivisht Balaj është një aset shumë i madh. Vllaznia shpenzoi pasi i dha një shifër të madhe kur e mori. Balaj vjen dhe na tregon si duhet të sillesh. Merr lojtarë si Cikalleshi dhe Roshi, por nuk e di sa do të ambientohen.

Balaj është bast i fituar dhe ka të bëjë me karakterin e tij sportiv. Vllaznia sot është kjo që është, kam drejtues për drejtuesit dhe trajnerin, por gjysma e ekipit është Bekim Balaj”, tha fillimisht Stefa.

Më tej Gjergji Stefa foli edhe për Esat Malën. Duke treguar respekt të madh për futbollistin, gazetari thotë se Mala kurrë nuk ka dhënë 100 përqindëshin e tij. Madje, Stefa shton se Mala mund të ishte në nivelet e Jasir Asanit, Uzuni dhe Seferit sot që po flasim.

“Mala është një lojtar në rritje. E pashë në Lushnjë dhe më dukej lojtar shumë i vendosur. Mala është një lojtar që kurrë s’ka qenë në 100% e tij. Po i referohem të 10 viteve që e kam parë. Hiq 6 mujor me Partizanin që u shpall kampion, ka mundësi të japë pak më shumë. Nuk e ka dërguar veten në limitet e tjera. Mala nuk ka pasur asgjë më pak se Jasir Asani, Uzuni dhe Taulant Seferi. Mala po të jepte më shumë para 8 viteve, mund të ishte në këto nivele”, u shpreh më tej gazetari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga