Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

AXHENDA/ Superiorja rezervon fundjavën për javën e 30-të, vëmendja në “Egnatia Arena”

Shkruar nga NEWSPORT
AXHENDA/ Superiorja rezervon fundjavën për javën e 30-të,
Kategoria Superiore

Kategoria Superiore do të rikthehet në fundjavë të shtunën dhe të dielën për të luajtur javën e 30-të. Të shtunën më 15 mars do të zhvillohen dy takime të rëndësishme.

Vllaznia do të presë Skënderbeun në “Loro Boriçi” në orën 18:00, po në të njëjtin orar do të zhvillohet sfida Egnatia-Tirana në Rrogozhinë. Ndërsa ditën e diel do të luhen tre sfidat përmbyllëse të javës së 30-të.

Sfida e parë e ditës së diel do të jetë Bylis-Laçi që do të luhet në orën 15:00 në “Adush Muça”. Ndërsa në orën 18:00 do të luhen dy ndeshjet e tjera, Partizani-Teuta dhe Elbasani-Dinamo

 

AXHENDA E JAVËS SË 30-TË:

E shtunë 18:00/ Vllaznia-Skënderbeu

E shtunë 18:00/ Egnatia-Tirana

E diel 15:00/ Bylis-Laçi

E diel 18:00/ Partizani-Teuta

E diel 18:00/ Elbasani-Dinamo

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga