Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ardian Takaj është president i zgjuar”, Gvozdenovic: Morëm çfarë merituam, finalja vendoset në 90 minuta

Shkruar nga NEWSPORT
“Ardian Takaj është president i zgjuar”, Gvozdenovic:
 

Skënderbeu ka mposhtur 3 me 2 Vllazninë në stadiumin “Air Albania”. Kështu korçarët e mbyllin këtë sezon si vend i tretë, ndërsa shkodranët të katërtit.

Pas ndeshjes foli për mikrofonin e MCN, trajneri i Skënderbeut Ivan Gvozdenovic.

I lumtur? “Po. Ishte kampionat shumë interesant dhe i bukur. Skënderbeu kapi çfarë meritoi, bravo çunat, faleminderit Ardian Takaj, tifozët dhe të gjithë. Për ne vit shumë pozitiv dhe jemi shumë të kënaqur.

Ishte e vështirë. Unë e di që kam skuadër me shumë cilësi brenda po lojtarë me mesatare moshe 21-22 vjeç. Kisha frikë të flisja për Final 4 nga fillimi.

Ishte shumë e vështirë për ne, 3-4 humbje radhazi, por çfarë është mirë është ambienti. Kemi president shumë të zgjuar dhe më ndihmoi mua. Prap të kapnim rrugën e duhur dhe kjo ishte diferenca.

E thashë para 1 dite, që nuk jam këtu për notën time. Jam këtu për punën, që ishte e mirë.

Nuk e di kush e fiton. Egnatia shumë e fortë dhe Partizani. Jam i sigurt finale e bukur dhe mendoj do ketë fitues brenda 90 minutave", u shpreh Gvozdenovic.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga