
Elbasani ka fituar ditën e sotme takimin e Kupës së Shqipërisë kundër Ilirisë. Në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, vendasit triumfuan me rezultat bindës 3-1.
Elbasanasit avancuan më tej në kompeticionin e dytë për nga rendësia në futbollin shqiptar. Kjo ndodhi falë golave të Hilës, Melos dhe Abdiut. Në takimin e sotëm u vu re një aktivizim i të rinjve nga tekniku Bordin. Trajneri italian i dha minuta produktit vendas dhe kjo iu shpërblye menjëherë.
Në fushë u aktivizua Armir Boriçi. 16 vjeçari debutoi për herë të parë me Elbasanin dhe këtë e bëri si titullar. Djaloshi tjetër i akademisë “Verdheblu”, Kron Abdiu gjeti golin e parë me fanelën e Elbasanit. 20 vjeçari shënoi në fitoren e sfidës së 1/16 të Kupës.
Talentet vendase po bindin me performancën dhe kjo është një mundësi e “artë” që të gjejnë më shumë hapësira. Me rifillimin e Superiores, të rinjtë mund të kenë më shumë minuta në dispozicion nga tekniku i huaj i AF Elbasanit.

