
Një nga lojtarët kryesorë të Vllazninë është Bekim Balaj. Sulmuesi shkodranë ka arritur të ndihmojë kuqeblutë me golat dhe asistet, teksa këtë sezon mban në krah edhe shiritin e kapitenit.
Një përgjegjësi akoma më e madhe për të për të çuar titullin në Shkodër. Por në javët e fuindit 33-vjeçari ka nisur “agjërimin’" Më saktë në 8 sfidat e fundit të zhvilluara shkodranu nuk ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës.
Diçka e tillë ka ndikuar edhe te rezukltatet e Vllaznisë, me kuqeblutë që kanë fituar me rezultate minimale. Përveç ndikimit që kanë te skuadra e Vllaznisë, Balaj nuk “kërcënohet” aspak për trofeun e golashënuesit.
Pavarësisht se prej 8 ndeshjesh nuk e gjen golin, sërish sulmuesi mbetet në krye të listë së golashënuesve me 17 gola të shënuar deri më tani. Plot 7 realizime më shumë se ndjekësi më i afërt që është Kristal Abazaj.
Ka mbetur edhe një ndeshje e fundit për t’u zhvilluar në Superiore dhe vështirë që sulmuesi i Tiranës të arrijë Balaj dhe në këtë mënyrë sulmuesi shkodran pritet të bëjë të tijin këtë trofe.