
Bekim Balaj kryeson listën e golashënuesve në Superiore. Por sulmuesi shkodran prej 5 ndeshjesh nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës.
Por pavarësisht kësaj vazhdon të kryesorë me 14 gola, 2 më shumë se ndjekësi i tij më i afërt, Regi Lushkja. Por duket se tashmë fati i buzëqesh shkodranit. Kjo pasi Tirana është “kafshata” e tyre e preferuar.
Në 3 duelet e tjera të këtij sezonit të zhvilluara mes Vllaznisë dhe Tiranës, Balaj ka mundur t’u shënojë kryeqytetasve plot 6 gola. Nga 2 gola në secilën prej tyre, teksa të njëjtën gjë do të tentojë ta bëjë sërish ndaj “djemve” të Bledi Shkëmbit, për të prishur në një farë mënyrë edhe “agjërimin” e sfidave të fundit.
Kujtojjmë se ditën e nesërme e gjithë vëmendja e tifozvëe do të jetë padiksutim te Klasikja e Shqipërisë. Tirana dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” mes tyre në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 16:30.